Everton publikon pamjet, Armando Broja nis stërvitjen intensive
Duket se pritjes së gjatë po i vjen fundi. Pasi humbi sfidat e nëntorit në Ligën e Kombeve, me Kombëtaren kuqezi, për shkak lëndimi, Armando Broja po vijon intesivisht stërvitjen me klubin e Evertonit, për të qenë gati sa më shpejtë dhe për tju rikthyer fushave të blerta.
Bomberi nga Malësia e Madhe po lë pas dëmtimin dhe po rikuperohet me shpejtësi. Ai rikthyer në stërvitje me Evertonin, teksa ka filluar integrimi me pjesën tjetër të skuadrës.
Është vetë klubi nga Liverpuli i cili postoi në rrjetet sociale një video të sulmuesit shqiptar, duke thënë se ai po rikthehet me shpejtësi në mënyrë të qëndrueshme.
Në video shfaqen disa fragmente nga angazhimi i 23-vjeçarit në stërvitje, teksa pamjet tregojnë se Broja po gëzon një formë të mirë e cila pritet të perfeksionohet në ditët në vijim.
Aventura e tij tek Evertoni nuk nisi në mënyrën e duhur për Armando Brojës, që përpos faktit dhe kalvarit të dëmtimeve të shumta që e mbajtën jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë, atij iu desh të përballej me të njëjtën situatë edhe në skuadrën e re.
Që prej transferimit të tij nga Fulhemi ku ishte në huazim nga Chelsea, djaloshi kuqezi ende nuk ka debutuar me blutë nga Liverpuli.
View this post on Instagram