Dëmtimet përgjysmojnë Anglinë, thirren me urgjencë pesë lojtarë

Përfaqësuesja e Anglisë me ndryshime të shumta në prag të dy ndeshjeve të fundit të Nations League. Janë tetë lojtarë që janë larguar nga skuadra pas lëndimeve të ndryshme, më poshtë është njoftimi për shtyp:

"Morgan Rogers i Aston Villas ka marrë thirrjen e tij të parë në kombëtaren A. Jarrod Bowen dhe Jarrad Branthwaite, së bashku me Tino Livramento dhe James Trafford, të dy pa ndeshje ndërkombëtare, u shtuan në skuadrën e Lee Carsley.

Kjo vjen pas humbjes së tetë lojtarëve përpara ndeshjeve të ardhshme të kësaj jave në UEFA Nations League. Trent Alexander-Arnold, Levi Colwill, Phil Foden, Jack Grealish, Cole Palmer, Aaron Ramsdale, Declan Rice dhe Bukayo Saka nuk janë të disponueshëm.

Tani një skuadër prej 23 lojtarësh do të përgatitet për udhëtimin e së enjtes në Greqi dhe ndeshjen e së dielës kundër Republikës së Irlandës, në Wembley”.

Lista e përditësuar e Anglisë:

Portierë: Dean Henderson (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), James Trafford (Burnley).

Mbrojtës: Marc Guehi (Crystal Palace), Ezri Konsa (Aston Villa), Rico Lewis (Manchester City), Kyle Walker (Manchester City), Lewis Hall (Newcastle), Taylor Harwood-Bellis (Southampton), Jarrad Branthwaite (Everton), Tino Livramento (Njukasll).

Mesfushorët: Jude Bellingham (Real Madrid), Conor Gallagher (Atletico Madrid), Morgan Gibbs-White (Nottingham Forest), Angel Gomes (Lille), Morgan Rogers (Aston Villa), Curtis Jones (Liverpool).

Sulmues: Anthony Gordon (Newcastle United), Harry Kane (Bayern Munich), Noni Madueke (Chelsea), Dominic Solanke (Tottenham Hotspur), Ollie Watkins (Aston Villa), Jarrod Bowen (West Ham).