Investime dhe angazhim për klimën/ Rama e Balluku në Baku: Shembull për biodiversitetin e energjisë

Emiratet e Bashkuara Arabe janë në prag të zbatimit të disa projekteve në Shqipëri që lidhen me prodhimin e energjisë elektrike, dhe jo vetëm.

Kryeministri Edi Rama diskutoi këto synime me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, në AzerbajXhan ku po marrin pjesë ne Samitin e OKB për Klimën

“Me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri, po edhe një pasqyrë kuptimplotë e forcimit domethënës të marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara”.

Ndërkohë Shqipëria prezantoi në Baku modelin e saj të mbrojtjes së mjedisit përmes burimeve të rinovueshme të energjisë, në një konferencë të OKB-së për ndryshimet e klimës.

Ministrja e Energjisë dhe Infarstrukturës, Belinda Balluku nënvizoi strategjinë e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për diversifikimin e burimeve të rinovueshme të energjisë

“Katërmbëdhjetë nismat e propozuara nga Presidenca e COP29 përfshijnë integrimin e veprimit klimatik me qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm, zhvillimin e korridoreve të energjisë së gjelbër, krijimin e zgjidhjeve të ruajtjes së energjisë së gjelbër, avancimin e hidrogjenit të pastër, reduktimin e metanit nga mbetjet organike dhe promovimin e veprimit digjital të gjelbër.”