VIDEO/ "Sterilizimi", Korreshi: Ramës nuk ia mban prap*nica të vijë në komision
Me debate po mbahet mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për koncensionet në shëndetësi, ku i pari për të dëshmuar është ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili la pak më parë qelinë dhe u paraqit në Kryesinë e Kuvendit.
Në fjalën e tij, ligjvënësi demokrat, Saimir Korreshi kërkoi dëshminë e kryeministrit Rama në komision, ndërsa nuk ngurroi të ironizojë kreun e qeverisë.
"Aman t’i thotë kjo mamica Skëndërbeut që të vijë, se i ka marrë malli këta deputetët e opozitës.
Dua ca leksione si ta kemi krimin e organizuar nga Rama, si vidhen kaq lekë nga buxheti i shtetit, si rrihet duke ngrënë dardha pas ose të thotë jam frikacak e nuk ma mban prapanica të vi në komision. T'i pyesim bashkë me Vilma Nushin për ekonominë, vetëm të vijnë", u shpreh Koreshi.
NDIQNI TE PLOTE MBLEDHJEN E SOTME TE KOMISIONIT HETIMOR

