VIDEO/ Vokshi ngulmon që Edi Rama dhe Vilma Nushi të dëshmojnë në komisionin hetimor: Nuk dalin dot mbi ligjin!

Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur sërish punën për dëshmitë e personave të përfshirë në aferën korkruptive të koncensioneve në Shëndetësi.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka këmbëngulur që kryeministri Rama dhe Vilma Nushi të dëshmojnë, ndërsa nuk ngurroi të akuzonte mazhorancën në komision se po pengon qëllimisht dëshminë e Nushit.

"Kërkojmë një shtyrje sërish të komisionit, pasi nuk mund të ezaurohen të gjithë dëshmitarët e thirrur në komsiion. Të mos vijë Vilma Nushi dhe Edi Rama?

Ju keni marrë porosi për të mos marrë dëshinë e Nushit, që Rama s’po lëshon Nushin këtë po e shohim ne. Por Vilma Nushi s’del mbi ligjin. Është përfituese direkte e koncensionit të sterilizimit. Rama duhet të vijë të dëshmojë në Komision", u shpreh Albana Vokshi.

NDIQNI TE PLOTE MBLEDHJEN E SOTME TE KOMISIONIT HETIMOR