Kartela/ Zmadhimi i aortës dhe problemet me diabetin, ish-kryebashkiaku Safet Gjici në gjendje jo të mirë shëndetësore

Zbardhet kartela shëndetësore e ish-kryebashkiakut socialist të Kukësit, Safet Gjici, i cili po vuan dënimin në burg.

Gjykata vendosi ditën e djeshme thirrjen e ekspertëve mjeko ligjorë që do të verifikojnë gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut Safet Gjicit.

Sipas avokatit, Gjici vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati Jançe shprehet se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Seanca e radhës ku ekspertët mjekoligjorë do të paraqiten në gjykatë për të marrë udhëzimet është data 14 nëntor 11:45./ TCh