Ma*akra e Dobraçit, Policia dyshon për vrasës amatorë, të gjitha plumbat u qëlluan nga distanca
Atentati ndaj Hamza Licit dhe Arlind Bushatit është kryer nga vrasës amator. Ky është përfundimi që ka arritur policia e Shkodrës për masakrën e 30 tetorit.
Nga analizimi i veprimeve rezulton se mjetit tip Range Rover ka ndjekur në distance makinën tip Benz më targa kroate për gjatë gjithë lëvizjeve të tyre.
Sipas eksperteve te policisë shkencore, autoret e kane kuptuar se po ndiqeshin veten kur ata kanë hyre në lagjen Dobraç.
Sapo janë futur në këtë lagje makina e viktimave ka filluar të rris shpejtësinë e lëvizjes e po ashtu edhe mjeti tip Range Rover.
Por bazuar në fuqinë motorike makina e autoreve ka qenë me e fuqishme deri sa kanë arritur ta parakalojnë duke zbrazur armët e zjarrit.
Sipas raportit të mjekësisë ligjore Arlind Bushati dhe Hamza Lici kanë marrë plumba të goditur në distancë, çka do të thotë përjashtohet mundësia që autoret të kenë zbritur nga mjetit për t’i qëlluar më nga afër dy viktimat.
Burime për Ora News bëjnë më dije se para pak ditësh një operacion i forcave Renea është zhvilluar në qytetin e Shkodrës ku në dore kanë pasur një liste emrash që do duhej të shoqëroheshin në polici.
Po nga ky operacion asnjë prej tyre nuk është shoqëruar pasi nuk janë gjetur në ambientet ku ata frekuentonin.
