Koka: A e dinë qytetarët që në Fier prezumohet që ka një incinerator dhe situata është e ndérë?
Për të diskutuar vlerësime mbi produktin e reformës në drejtësi, i ftuar në emisionin "Drejt", me Luan Ramën, në "Ora News", ishte i ftuar gazetari, Bledian Koka.
"Ka shumë njerëz që mendojnë se mund të kritikosh SPAK-un, është bërë një sport kombëtar dhe njerëzit marrin kënaqësi nga kjo. Mendoj se kjo është një lloj klithme dëshpërime ndonjëherë, për shkak të pritshmërive që ju dhanë qytetarëve shqiptarë në gjenezë të reformës në drejtësi. Pra, që organet do të krijoheshin jo vetëm organe akuze por edhe organe ligjzbatuese, në këtë rast Prokurori dhe Gjykata, të cilët do ti jepnin qytetarëve shqiptarë përgjigje dhe atë që është gjëja më e rëndë nga kjo qeverisje, që është hemoragjia financiare.
A e dinë qytetarët që edhe pse inceneratori në Elbasan nuk punon dhe plerat janë bërë mullar? Atje ka zjarr sistematikë. Ka zjarr sa herë bëhen mullar dhe për të ulur mullarin i vihet flaka.
A e dinë qytetarët që në Fier prezumohet që ka një incenerator dhe situata vazhdon të jetë ender", u shpreh Koka.