Burra të dhuns*ëm, tre të arrestuar në Tiranë, një tjetër kapet duke ndërtuar në shtëpinë e vet
Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin T. Z., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin H. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin R. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në mënyrë të përsëritur.
Gjithashtu, po nga këta specialistë u ndalua shtetasi K. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje””, njofton policia e kryeqytetit.

