Daci: Ndërhyrjet që u bënë në vitin 2016 në Kushtetutë kanë qenë joprofesionale
Avokati, Jordan Daci i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ndërhyrjet që u bënë në Kushtetutë në vitin 2016 kanë qenë jo profesionale.
Daci: Ndërhyrjet që u bënë në 2016 në Kushtetutë dhe në përgjithësi gjithë ndërhyrjet përveç variantit original të saj të 98’ kanë qenë jo profesionale, jo të studiuara mirë dhe mbi të gjitha nuk kanë parë Kushtetuën si një akt i tërë i cili duhet të ishte në harmoni me gjithë pjesët.
Pra në përgjithësi të gjitha shtesat që janë bërë ngjajnë me një lloj kanceri që futet brenda një gjëje të shëndoshë që vetvetiu nuk arrin dot të funksionojë as ai vetë siç do të duhej por që dëmton në përgjithësi të gjithë frymën e sistemit.
Nuk është çështja që ne jemi kundër Reformës.
Reformat në çdo lloj sistemi duhet të jenë të përhershme.
Nuk mund të kemi reforma të këtij lloji që i përmbysim gjërat përmbys komplet.
Reformat duhet të jenë të vazhdueshme sepse vetë fjala Reformë do të thotë të përmirësohesh.
