Hazizaj: Prokuroria e Posaçme nuk është treguar shumë "ekonomike" në hetim...
I ftuar në studion e emisionit "Drejt" me Luan Ramën , në "Ora News, ishte avokati Sokol Hazizaj, i cili u shpreh se sipas tij Prokuroria e Posacme nuk është treguar ekonomike dhe gjithashtu nuk është çudi që Gjykata e Apelit të ringrejë një akuzë të re ndaj këtyre shtetasve.
"Prokuroria e Posaçme në opinionin tim nuk është treguar shumë ekonomike në hetimin e vetë. Mund të flasim për dyshimet ose akuzat e ngritura prej saj ndaj këtyre shtetasve, mund të kishte formuluar akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe akuza të tjera në tre raste, por nuk e bëri në mënyrë të tillë, por bëri për secilin incenerator të fillonte hetim më vete.
Ajo çka ndodhur tani në Gjykatën e Posaçme të Apelit, unë mendoj se nuk është rasti i parë, madje shpesh-herë riçel hetimin gjyqësorë të bërë nga Gjykata e Shkallës së Parë, duke e paragjykuar çështjen edhe pse jo duke dhënë dënime përpara realitetit të një vendimi të mëparshëm, në kuptim të pafajësisë. Kështu që nuk është çudi që Gjykata e Apelit atje, e Posaçmja, të riformulojë dhe të ringrejë një akuzë të re edhe ndaj shtetasve të tillë", u shpreh Hazizaj.
