Beci: Reforma nuk ka patur në konsideratë ngarkesën dhe infrastrukturën e drejtësisë që është zero
Ish prokurori, Eugen Beci i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Reforma nuk ka patur në konsideratë ngarkesën dhe faktin që infrastruktura e Drejtësisë është zero.
Beci: Personazhi i sistemit të drejtësisë ose po themi prokurori, gjyqtari, magjistrati me ndryshimin e konceptit në 2017 me ligjet e reja që dolën solli një Magjistrat që sot që ne po flasim ka probleme të theksuara përsa i përket përgatitjes në shkollën e Magjistraturës.
Ka probleme të theksuara përsa i përket mënyrës se si klasifikohet, mënyrës sesi kontrollohet, mënyrë sesi emërohet, mënyrën sesi do punojë.
Dhe mbi të gjitha ka probleme për të cilat Reforma nuk ka patur në konsideratë fare ngarkesën, studime të fezibilitetit.
Nuk ka patur në konsideratë faktin që infrastruktura e drejtësisë është zero.
Përsa i përket personelit por përsa i përket edhe mënyrës se si do të parashtrojë kjo reformë më të gjithë sistemin në të gjithë Shqipërinë dhe për të gjitha këto elementë që Reforma nuk i kishte llogaritur mirë duket se ne jemi në vështirësi të cilat nuk do kalojnë 5-6 vjet por unë mendoj mbi 10 vjet.
