Mas*kra e Dobraçit me 4 viktima/ SPAK merr në dorë çështjen, dyshohet se u krye nga një grup kriminal
Masakra e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës do të hetohet nga SPAK. Mësohet se prokuroria e Shkodrës ka shpallur mos kompetencën për ngjarjen ku mbetën të vrarë katër viktima duke ia kaluar prokurorisë së Posaçme.
Nga sulmi me breshëri automatiku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Për shkak se mjeti I tyre devijoi nga rruga, goditi motorin me të cilin po lëvizte çifti Flutura e Bashkim Basha që po ashtu humbën jetën nga dëmtimet e marra.
Të paktën 38 gëzhoja u gjetën në vendngjarje ndërsa mes agresorëve dhe viktimave u shkëmbye zjarr.
Gjatë hetimeve u gjet një makinë e djegur që dyshohet se u përdor nga autorët, të dyshuar gjashtë, dhe 3 automatikë.
Gjithashtu në makinën ku ishin Lici e Bushati u gjetën pistoleta dhe një karikator i zbrazur. Verifikimet nisën dhe për dyshimet se me ta ishte dhe një person i tretë.
Për shkak se të dhënat flisnin se ai ishte I plagosur kontrollet u zhvilluan në disa klinika, por pa gjetur gjurmë.
Dyshimet janë për hakmarrje mes grupeve rivale e për këtë u morën në pyetje mbi 20 persona por pa ngritur dyshime mbi porositësit, pasi dyshohet se agresorët ishin vrasës me pagesë.
Për shkak se prokuroria e Shkodrës ka gjetur të dhëna se ngjarja ka të bëjë me grupe të organizuara kriminale, u shpall dhe mos kompetenca duke ia kaluar dosjen e plotë SPAK.
