Gara për kryepolicë, gazetari: Ka pasur ndërhyrje nga bandat dhe nga politika në përzgjedhjen e tyre
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” gazetari Almer Toska deklaroi se në garën e zhvilluar në Policinë e Shteti për drejtorët e rinj të Drejtorive vendore ka pasur ndërhyrje të forta të politikës dhe bandave kriminale për përzgjedhjen e emrave që ata preferojnë.
“Nga një listë me 43 emra, janë përzgjedhur vetëm 12 kandidatë dhe ka pasur një mori akuzash të cilat vijnë me sulme dhe të vërteta, si ndërhyrje të mazhorancës e cila në prag të zgjedhjeve të përgjithshme kërkon të ketë më shumë kontroll dhe drejtuesit vendorë të policisë në rrethe, pasi vetë drejtuesit politikë të PS-së në qarqe iu duhet të bashkëpunojnë me këta drejtoë të rinj dhe së bashku me bandat dhe grupet kriminale që operojnë në zona të caktuara ta kenë fushën e lirë.
Përzgjedhja e 12 drejtorëve ka pasur luftë brenda llojit, por ndërhyrje nga bandat dhe nga politika.
Unë mund t’ju them që 12 drejtuesit e rinj do jenë dhe 12 besnikët e Partisë Socialiste që do të përdoren në zgjedhje”, deklaroi ndër të tjera Almer Toska.
INTERVISTA E PLOTE ME GAZETARIN ALMER TOSKA

