EMRI/ Dyshohet se ka kryer shkelje të rëndë të detyrës, AMP nis hetimet për zyrtarin e lartë të Policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2024, 19:28
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë me dije se ka nisur hetimet për zyrtarin e lartë të policisë, Sabri Jacaj. Ai dyshohet se ka kryer shkelje të rëndë të detyrës.
Jacaj është shef në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Mësohet se hetimi ka nisur pas të dhënave të siguruara nga kqyrja e një celulari të një efektivi, i cili është sekuestruar më parë. Në komunikimet e gjetura janë zbuluar biseda mes tyre për të favorizuar subjekte private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal. Krahas hetimit penal vijon dhe ai administrativ.
