Inzaghi: Nuk duhet të ndalemi, dy ndeshjet e ardhshme, sfiduese
Rrugëtimi i Interit në Champions League mbetet i një niveli shumë të lartë. Simone Inzaghi nuk mund të fshihte kënaqësinë pas suksesit me rezultat minimal ndaj Arsenalit:
“Kam marrë përgjigje të rëndësishme nga ata që luajnë më pak. Kur flasim për 23 titullarë, nuk e themi vetëm për hir të fjalës. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme. Kundërshtari u shfaq shumë intensiv dhe sinqerisht më duhet të them se Arsenali ishte një nga kundërshtarët më të mirë me të cilët jemi përballur. Ne e filluam mbarë, në pjesën e dytë u mbrojtëm mirë.
Është krenari që jemi përballur shumë mirë me City-n dhe Arsenalin. Po ruajmë një mesatare shumë të mirë pikësh, por kanë mbetur edhe katër ndeshje. Dy ndeshjet e ardhshme, me Leipzigun dhe Leverkusen, do të jenë shumë sfiduese”.
Megjithatë, zikaltrit vuajtën jo pak përballë “Topçinjve”:
“Skuadra tregoi kompaktësi. Kur je në një klub si ky nuk e zgjedh kompeticionin, por synon gjithmonë të luash sa më shumë ndeshje. Tani nuk duhet të ndalemi, jam i lumtur me soliditetin që treguam ndaj një rivali shumë cilësor, si Arsenali”.

