Presidencialet në SHBA/ Crawford: Këto zgjedhje i shikoj pak të veçanta. Kur Trump ishte president, s'kishte lu*të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 21:33
Ish kreu i Dhomës tregtare amerikane, Mark Crawford në një lidhje direkte në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se këto zgjedhje në SHBA janë pak të veçanta.
Crawford: Unë i shikoj këto zgjedhje pak të veçanta pasi kishim një kandidat që u tërhoq.
Një që erdhi në momentin e fundit dhe një president që ka qenë më përpara.
Në pikëpamjen time, Trump është për taksë më të ulët.
Do të heq taksën e dyfishtë nga ne amerikanët që jemi jashtë dhe duke tentuar të investojmë në vende si Shqipëria.
Ai tha që do të mbarojë lufta.
Kur Trump ishte president, nuk kishte luftë.
Ky nuk është i vetmi grup.
Kam edhe dy grupe të tjera që do vizitoj gjatë natës.
Mesa di unë nuk ka asnjë për Kamalën.
