Amerika zgjedh presidentin e ri/ Hoxha: Përafërsisht mund të kenë votuar deri në 100 milionë votues deri tani
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 18:57
Drejtori i fushatës së Peter Lumaj për Governator, Xho Hoxha në një intervistë në Ora News u shpreh se përafërsisht mund të kenë votuar dëri në 100 milionë votues deri tani.
Hoxha: Votova ditën e dytë, quhet ‘’early voting’’ periudha që mund të votosh para ditës zgjedhjeve fiks.
Votova ditën e dytë e periudhës që mund të votohet herët.
Zgjedhjet presidenciale kanë gjithmonë më shumë votues.
Me zgjedhjet që janë bëra para kësaj dite janë bërë gati 75 milionë vota në gjithë SHBA deri më tani.
Përafërsisht mund të kenë votuar deri në 100 milionë votues deri tani.
