Zgjedhjet në Amerikë, Lumaj: Numri i votuesve është jashtëzakonisht i lartë, entuziazëm i veçantë nga të dyja palët

I ftuar sot, në një lidhje direkte në "Skype", ishte avokati dhe strategjisti politik republikan, Pjetër Lumaj, në studion e lajmeve në "Ora News", për të folur rreth zgjedhjeve në Amerikë, si po shkojnë dhe pritshmëritë.

"Numri i votuesve është jashtëzakonisht i lartë. Në shtetin ku banoj unë kanë votuar gati 1 milion veta. Sot në mëngjes, kur shkova votova ishin me qindra veta që ishin në rradhë për të votuar. Është një entuziazëm i veçantë nga të dyja palët, si nga ana demokrate ashtu edhe republikane. Koncentrimi vazhdon të jetë në North Carolina, Georgia, Arizona, që janë shtetet që kanë përfundimisht për ta përcaktuar kallinxhin elektoral se kush do ta marri", tha Lumaj.