SHBA-ja voton! Faber: Amerikanët e shikojnë të rëndësishme, mund të kenë zërin e tyre në të gjithë vendimet e rëndësishme politike...
Mbi 82 milionë amerikanë kanë votuar në ato që cilësohen si zgjedhje të herëshme të zhvilluara në ditë të ndryshme.
Të gjitha sondazhet flasin për një rezultat 'kokë më kokë' mes kantidatëve.
Mbrëmjen e sotme, në emisionin e "Ora e Betit", në "Ora News", për të folur rreth zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, ishte ish-ambasadorja shqiptare në Washington, Floreta Faber.
"Në fakt unë kam kaluar 4 palë zgjedhje në Washington, nga të cilat dy kanë qenë zgjedhje për presidentin amerikan ndërsa zgjedhjet për Kongres janë çdo dy vjet dhe 1/3 e senatit zgjidhet një herë në dy vite. Dita e votimeve është shumë e ndryshme nga të gjithë 100 ditëshi apo vite më përpara që fillon me gjithë fushatën elektorale, sidomos në vitet kur kemi fushata elektorale për presidentët amerikanë. Dita e votimeve është në fakt ditë shumë e qetë. Unë e kam ndjekur në shtetin e Washingtonit Nerilendit apo Virginias, sepse këto janë tre shtetet ku lehtësisht mund të lëvizësh. Duken si ditë të zakonshme. Në disa vende e kanë si kërkesë të paraqesin kartën e identitetit e në disa vende jo, mjafton të thuash emrin.
Amerikanët e shikojnë ditën e votimeve si një ditë shumë të rëndësishme, ku duan të shprehin votën e tyre, sepse kjo është vota më e fuqishme ku ato mund të kenë zërin e tyre në të gjithë vendimet e rëndësishme politike që merren në atë vend.
Padiskutim, Amerika është demokracia më e fortë në botë dhe besimi që ata kanë në sistemin e zgjedhjeve është një ndër karakteristikat më të veçanta në SHBA", tha Faber.
