Zgjedhjet në Amerikë/ Turishta: Qytetarët masivisht të përfshirë në votim në krahasim me vitin 2016 dhe 2020

Mbrëmjen e sotme, në emisionin e "Ora e Betit", në "Ora News", për të folur rreth zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, nëpëmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte gazetarja Kozeta Turishta.

"Ka votuar bashkëshorti im, unë ende nuk e kam të drejtën e votës. Edhe ne si gjithë qytetarët e tjerë amerikanë, me thënë të drejtën nuk janë zgjedhjet e mia të para, por në përgjithësi këtu është një heshtje zgjedhore. Qytetarët e presin me emocion dhe ankth. Kam kuptuar se politika ka një impakt të madh në jetën e përditshme të qytetarëve. Është ora 3 e drekës, dhe normalisht qytetarët janë në proces votimi, nuk mund të flasim për ndonjë sondazh apo rezultat. Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në 8 të mbrëmjes. Ndoshta nga mesnata mund të parashikojmë deri diku sesi është rezultati. Ajo çfarë vlen për t'u shtuar se përveç specifikën që kanë pasur këto zgjedhje, sivjet duke i krahasuar me 2016 dhe 2020 kam kuptuar dhe parë se qytetarët janë masivisht të përfshirë në votim. Këtë e marr shkas nga votimi i hershëm ku kanë votuar më shumë se 80 milion amerikanë deri tani", tha Turishta.