Vance mesazh votuesve: Qëndroni në linjë, ne ende mund ta fitojmë ose...

Kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance po i bën jehonë thirrjeve të ish-presidentit Donald Trump për njerëzit që të qëndrojnë në radhë dhe të votojnë duke paralajmëruar se republikanët mund ta fitojnë garën.

“POTUS flet të vërtetën. Qëndroni në radhë. Ata duhet t'ju lënë të votoni.

Deri tani gjërat duken mirë, por ende shumë herët. Ne ende mund ta fitojmë ose ta humbim këtë gjë.

Dilni atje dhe votoni,” postoi Vance në X, duke përdorur akronimin e rezervuar për Presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, por duke iu referuar Trump.

Më herët, Trump postoi: “Republikanët: Po ja dalim SHKELQYER! Qëndroni në linjë. Mos lejoni që t'ju lëvizin. QËNDRONI ONLINE DHE VOTO!”