Presidencialet në SHBA/ Hajrizi: Kushtetuta në Amerikë parashikon se një President mund të jetë edhe i burgosur...
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora news", në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Selam Hajrizi, për të folur rreth ditës së sotme, ku amerikanët do të zgjedhin presidentin e tyre të ardhshëm.
"Jo, akuzat nuk do të mund të largohen sepse ato mbesin prezente dhe në rizgjedhjen e zotit Trump president. Kushtetuta amerikane parashikon që një president mund të jetë edhe i burgosur, dhe nga burgu të jetë presidenti i Amerikës.
Nëse zgjidhet president do të jetë diçka tjetër sepse do të mundohet të influencojë të gjithë prokurorët, të gjitha akt-akuzat e tij, mirëpo tema kryesore nuk është aty sonte. Sonte është një ditë ku amerikanët votojnë dhe ku dy kantidantët presin fitoren e ngushtë ndaj njëra-tjetrës", tha Hajrizi.
