Presidencialet në SHBA/ Sulaj: Nga sondazhi më i fundit, Harris kryeson vetëm me 1%, garë e ngushtë
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 18:28
Saimir Sulaj, gazetar ne SHBA në një intervistë në Ora Neës u shpreh se ka një garë të ngushtë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Sulaj: Po votohet në një garë tepër të ngushtë.
Është mbase e pamundur për të parashikuar fituesin.
Duhet kohë që njerëzit të shprehin vullnetin e tyre.
Pjesëmarrja pritet të jetë mjaft e lartë ashtu siç ka qenë 4 vite më parë.
Kjo vjen për faktin se ka pasur një mobilizim të madh të dyja partive kryesore politike në vend.
Nga sondazhi më i fundit përsa i përket votës popullore, Harris kryeson vetëm me 1%, pra është një diferencë mjaft e ngushtë mes kandidatëve.
