Zgjedhjet në SHBA/ Çika: Fushata ka qenë jashtëzakonisht shumë e polarizuar

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika në një intervistë në Ora Neës u shpreh se fushata në SHBA ka qenë shumë e polarizuar.

Çika: Do të thosha që janë zgjedhje të cilat kanë patur jo vetëm interes brenda SHBA-së, por edhe interes global.

SHBA janë shteti i cili është dominant në arenën ndërkombëtare, rrjedhimisht edhe zhvillimet politike të SHBA-së, prekin çdo pjesë të globit.

Megjithatë duhet thënë se e gjithë fushata apo para fushata zgjedhore ka qenë jashtëzakonsisht shumë e polarizuar.

Një polarizim politik por jo vetëm politik nga njëra anë.

Ka edhe një polarizim social ku popullsia brenda në SHBA është ndarë në të dyja kampet.

Por jo vetëm në aspektin e një ndarjeje të thjeshtë por ka patur një polarizim i cili ka qenë deri në ekstremitete të caktuara.