Amerika zgjedh presidentin e ri/ Bytyçi: Rezultati i rëndësishëm jo vetëm për SHBA por edhe për vendet e tjera
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 17:42
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi në një intervistë në Ora News u shpreh se rezultati i zgjedhjeve në SHBA nuk është i rëndësishëm vetëm për Amerikën por edhe për vendet e tjera.
Bytyçi: Janë zgjedhje shumë të rëndësishme.
Mund të thuhet që e gjithë bota demokratike e shtetet demokratike po e presin rezultatin me ankth.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të ketë pasoja mjaft të rëndësishme jo vetëm për demokracinë në SHBA por edhe për shtete të tjera demokratike.
Është me rëndësi që edhe për shumë votues të cilët janë pyetur në sondazhe ata kandë deklaruar se për ata vetë demokracia është çështja kryesore.
