Shqiptari godet me thi*ë 41-vjeçarin në Itali

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për tentativë vrasje.

Shqiptari ka plagosur me thikë një 41-vjeçar, pas një debati.

Siç shkruajnë mediet e huaja, ngjarja ka ndodhur në Artenë mbrëmjen e djeshme (04 Nëntor)

Ishte shtetasi italian ai që ka denoncuar në polici rastin.

I plagosuri u dërgua fillimisht në spitalin Colleferro e më pas u transferua në spitalin Spallanzani në Romë ku iu nënshtrua dy operacioneve.