Kur dhe si fillon punën presidenti i ri i Amerikës?

Me daljen e rezultateve deri në betimin e presidenti të ri, do të pritet të paktën dy muaj para se institucionet e reja të fillojnë detyrën. Kongresi i 119-të merr zyrtarisht detyrën më 3 janar 2025, ndërsa presidenti i ri do të betohet më 20 janar në Kapitolin e SHBA, ku ndodh edhe transferimi i pushtetit.

Mëngjesin e 6 nëntorit mbyllet edhe qendra e fuindit e votimit në SHBA. Ndërsa procesi i numërimit të votave në shumë shtete duhet të jetë pranë përfunduimit.

Por çfarë ndodh pas këtij moment, deri në marrjen e detyrës së Presidentit të të ri të vendit?! Kongresi i 119-të Amerikan do të marrë zyrtarisht detyrën më 3 janar 2025, në mesditë.

Kjo datë siguron që të gjithë anëtarët e sapozgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të mund të fillojnë mandatet e tyre dhe të adresojnë prioritetet kryesore legjislative në fillim të vitit.

Më 6 janar Dhoma dhe Senati do të numërojnë përfaqësuesit e tyre në një seancë të përbashkët.

Zv presidenti, që aktualisht mbahet si post nga Kamala Harris, kryeson zyrtarisht marrjen dhe numërimin e votave të hedhura elektorale dhe shpall rezultatin.

Në këtë rast, Harris do të shpallë fitoren ose humbjen e saj në përvjetorin e katërt të kryengritjes në Kapitolin e SHBA.

Presidenti i 47-të inaugurohet në mesditën e 20 janarit në Kapitolin e SHBA.

Presidenti në largim zakonisht merr pjesë në inaugurim si një simbol i transferimit paqësor të pushtetit, megjithëse Trump bojkotoi në vitin 2020.

Presidenti i ri fillon punën menjëherë, duke nënshkruar shpesh një sërë urdhrash ekzekutivë për të ndryshuar ose vazhduar disa politika dhe duke mbajtur takime me ekipin e tyre.

Kandidatët dhe mbështetësit e tyre po e përshkruajnë këtë garë atë si një nga zgjedhjet më të rëndësishme të jetës së tyre, që lidhet me rendin demokratik dhe mënyrën amerikane të jetesës.