Xherdan Shaqiri dhe dy shqiptarë, pjesë e formacionit të javës në Superligën e Zvicrës

Vazhdon shkëlqimi i futbollistëve shqiptarë në kampionatin zviceran.

Baseli ka triumfuar me rezultatin 5-0 ndaj Winterthurit, ndërsa derbi i javës mes Zurichut dhe Young Boys Bern ka përfunduar pa fitues 0-0.

Lugano triumfoi në shtëpi 2-0 ndaj Yverdon dhe me të njëjtin rezultat u mbyll edhe sfida mes Luzernit dhe Grasshopper.

Lausanne triumfoi 1-0 ndaj Servettes, ndërsa sfida mes St Gallen dhe Sion përfundoi barazim 1-1.

Në formacionin e javës në Superligë e Zvicrës kanë zënë vend tre futbollistë shqiptarë.

Qendërmbrojtësi kosovar Mirlind Kryeziu është në qendër të mbrojtjes, ndërsa në mesfushë janë Bastien Toma dhe Xherdan Shaqiri.

Xherdan Shaqiri dhe dy shqiptarë, pjesë e formacionit të