Shaqiri asiston, Ajeti shënon gol në fitoren e Baselit
Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti kanë dhënë kontribut të madh në fitoren e Baselit të shtunën ndaj Winterthurit me rezultatin e thellë 5:0. Ndeshja i takoi javës së 13-të të kampionatit zviceran.
Shaqiri dhuroi një asistim ndërsa Ajeti e shënoi një gol në fitoren e Baselit. Shaqiri asistoi te goli i tretë që e shënoi Kevin në minutën e 39-të. Ndërsa Ajeti e realizoi golin e fundit për Baselin në minutën e 81-të.
Shaqiri luajti për 72 minuta kurse Ajeti në lojë u inkuadrua në minutën e 61-të. Në minutën e 61-të, Leon Avdullahu u zëvendësua me Taulant Xhakën.
Benjamin Kololli ishte në bankën rezervë te Baseli. Te Winterthuri, Granit Lekaj e kompletoi ndeshjen, kurse Labinot Bajrami u paraqit nga minuta e 66-të. Baseli ka 22 pikë. Winterthuri ka tetë pikë.

