“Butrinti” përfaqëson Shqipërinë në Kupën Evropiane të Shahut në Serbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2024, 17:50
Ekipi i Butrintit përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e 39-të të Kupës Evropiane të Shahut që u mbajt në Vrnjacka Banja, Serbi.
Në këtë kupë morën pjesë 102 ekipe nga 34 federata të ndryshme evropiane.
Ekipi i Butrintit bëri një përfaqësim dinjitoz dhe shahisti Erald Mihasi fitoi titullin Kandidat Mjeshtër (CM).
