Serie A/ Atalanta ndal vrullin e Napolit, kryesuesit bien keq në shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2024, 15:41
Atalanta triumfoi pastër 0-3 ndaj kryesuesve të Napolit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të Serie A. Të besuarit e Gasperinit e nisën “zjarr” takimin, duke treguar se nuk kanë ardhur në Napoli thjeshtë për shëtitje.
Dopieta e Lookman në pjesën e parë, vendosi sfidën në shinat e duhura. Në pjesën e dytë, djemtë e Contes u përpoqën që të dalin në lojën e tyre, por ishte thuajse e pamundur. Bergamaskët thelluan shifrat me Reteguin, në fund.
Atalanta e Gjimshitit është në vendin e dytë me 22 pikë. Napoli kryeson tabelën me 25 pikë.

