Kadilli: Protestat e opozitës nuk ngjisin, pasi liderët e saj e kanë humbur besimin. Nuk lexon njeri programe, por besojnë tek individët
Për ish-deputetin e Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli protesta e vetme serioze dhe e fuqishme ka qenë ajo studentëve 5 vite më parë.
Në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora Neës”, Kadilli theksoi se ajo ishte e besueshme për faktin e thjeshtë se askush në atë kohë nuk kishte moto: “Ik ti se do vij unë në pushtet”.
“Prandaj iu dridhën këmbët Edi Ramës për herë të dytë pas protestës kundër armëve kimike. Dhe thjesht ishte një protestë që u shkatërrua nga vetë politika, e cila e copëtoi atë protestë.
Nuk lexon njeri programe, por besojnë individin, dhe shikoni sondazhet këta liderë të opozoitës e kanë humbur besimin tek qytetarët.
Prandaj qëndron Rama në pushtet sot, sepse opozitës i duhet një njeri i besueshëm, pasi termi moral e ka humbur kuptimin e tij.
Nga ana tjetër, duhet një projekt i ri përbashkues që nga neo-komunistët e z. Qorri e deri tek të gjitha partitë e kampit opozitar, me njerëz të rinj dhe zëra të ri”, u shpreh Fatbardh Kadilli.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT”

