VIDEO/ ''E paçi haram votën'', minatorët protestë para Kuvendit, kërkojnë miratimin e statusit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2024, 10:47
Minatorët janë ngritur në protestë sërish ditën e sotme në ambientet e jashtme të Kuvendit duke shprehur pakënaqësinë e tyre përmes thirrjeve si “Turp” dhe “E paçi haram votën”.
Ata kërkojnë miratimin e statusit të tyre në Kuvend, si dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Nëse nuk marrin asnjë reagim brenda këtij afati, ata kanë paralajmëruar se do të kalojnë në grevë urie për të shprehur më tej pakënaqësinë e tyre.
