Vdiq sot pas atentatit në Shkodër, dalin PAMJET e tentativës për të vrarë Arlind Bushatin më 10 Tetor

Arlind Bushati humbi jetën si pasojë e atentatit të sotëm në Dobraç të Shkodrës. Edhe pse ende nuk dihet se kush ka qenë ‘objektivi’ i autorëve këtë të Mërkurë, vlen të theksohet se ndaj Bushatit ka patur një tentativë për ta vrarë më 10 Tetor 2024.

Këto janë pamjet e tentativës së atentatit në Pedonalen e Shkodrës. Pamjet janë fiksuar nga një biznes përballë lokalit ku ishte ulur Arlind Bushati, i shoqëruar me dy persona të tjerë.

Shihet se një motor me dy persona me skafandra ka ndaluar para tavolinës ku ndodhej 32 vjeçari. Të paktën nga kallëzimi i tij, njëri nga personat ka nxjerrë armën, por sipas Bushatit nuk ka arritur të shkrepet. Dy personat e tjerë që e shoqëronin nuk e kanë kuptuar në momentin e parë. Bushati ka qenë i pari që ka pikasur dy personat sepse ka qenë në pozicion paralel me ta.