I kërkuar në Rusi, avokati i Igor Kokunov: Klienti im po ekstradohet në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Janë pezulluar deri në një vendimarrje të dytë procedurat e ekstradimit të shtetasit rus të arrestuar në Shqipëri.

“Klienti im është duke u ekstraduar në keto momente drejt Rusisë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”,-tha avokati i Igor Kokunov, Isuf Shehu.

Igor Kokunov akuzohet në Rusi për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”.

Sipas avokatëve kërkimi i Kokunov është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë i cili është shpallur non grata nga organizatat ndërkombëtare ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Rusi Kokunov u ndalua në Murriqan gushtin e vitit të kaluar në bazë të një urdhri kërkimi ndërkombëtar, edhe pse më herët kishte udhëtuar në Gjermani dhe Mal të Zi.

Dokumenta bashkëngjitur