Rëndohet bilanci i mas*akrës në Shkodër, ndërron jetë edhe 32-vjeçari Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit për kryebashkiak

Një masakër me 3 viktima ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e njohur si “5 Heronjtë e Vigut”, në qytetin e Shkodrës.

Viktimat e kësaj ngjarjeje të rëndë janë shtetasit: Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, Flutura Basha, si dhe Arlind Bushati, djali i kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati.

Ky i fundit ndërroi jetë pak orë pas ngjarjes si pasojë e plagëve të marra në kokë gjatë atentatit.

Kujtojmë se Arlind Bushati vetëm pak javë më parë denoncoi në policinë e Shkodrës një kërcënim që i kishte ndodhur në pedonalen e qytetit.

32-vjeçari denoncoi në polici se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal.

Automjeti me të cilin lëvizin të rinjtë, u qëllua me breshëri plumbash në lagjen e Dobraçit, një lagje që njihet si terriror i fisit Bajri, kundërshtar të familjes Lici.

Nisur nga kjo, mësohet se për ngjarjen policia ka shoqëruar mbi 10 persona mes tyre edhe Safet Bajri. Sipas burimeve, në polici janë shoqëruar dhe persona që janë lidhje e afërt familjare dhe shoqërore e fisit Bajri.

ATENTATI

NgjarjA e rëndë tronditi  qytetin e Shkodrës pasditen e sotme ku të shtëna armësh janë shënuar në lagjen “Dobraç” tek ish-SMT-ja, ndërsa fillimisht u raportuan për 2 të plagosur dhe 2 viktima.

Mësohet se dy automjete në ecje e sipër kanë qëlluar me breshëri armësh njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa herë, dhe më pas është përplasur me një mur.

Ndërsa mësohet se njëri prej viktimave është Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, një personazh i njohur për policinë, i përmendur së fundmi në dosjen famëkeqe "Metamorfoza", ku përgjimet e autoriteteve belge dhe franceze kanë zbuluar konfliktet e vazhdueshme mes Licëve dhe bandës së Bajrave dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Po ashtu, i plagosur rëndë me plumb në kokë mbeti edhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për kryebashkiak, Xhemal Bushati, i cili ndërroi jetë disa orë më pas.

Kujtojmë se Arlind Bushati, mbrëmjen e 10 tetorit 2024, ka shkuar në policinë e Shkodrës, duke bërë kallëzim për dy persona që e kishin kanosur me armë.

Sipas denoncimit të 32-vjeçarit në polici, dy persona të paidentifikuar i kanë drejtuar armën në afërsi të një lokali në pedonalen e Shkodrës. Sot ndaj tij dhe ndaj viktimës Hamza Lici u qëllua me breshëri plumbash në lagjen Dobraç.

Ndërkaq gjatë shkëmbimit të armëve nga dritaret e makinave kanë mbetur të plagosur dhe një çift bashkëshortësh që po udhëtonin me motor në momentin e atentatit.

Raportohet se pas plagëve të marra, ka ndërruar jetë gruaja në spital Flutura Basha, ndërsa i shoqi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në pamjet e siguruara nga “Ora News”, një nga viktimat shihet ende i shtrirë në tokë, ndërsa mjeti i shkatërruar pas përplasjes me murin.

BILANCI I ATENTATIT

Flutura Basha, e vdekur

Bashkim Basha, deri tani i plagosur.

Hamza Lici, i vdekur

Arvid Bushati, deri tani i plagosur