FOTO/ Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit ku mbeti i vrarë, ja kush është Hamza Lici
Një atentat me armë zjarri në lagjen Dobraç, tronditi Shkodrën gjatë ditës së mërkurës, ku 2 persona u vranë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Viktimë mbeti Hamza Lici, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit, ndërsa humbi jetën nga plumbat edhe Flutura Basha, pasi u gjend së bashku me bashkëshortin e saj në momentin që ndodhi krimi i rëndë.
Boldnews.al ka siguruar edhe foton e Hamza Licit, i cili sot humbi jetën pasi ndaj makinës ku po udhëtonte, u qëllua me breshëri kallashnikovi. Bëhet fjalë për një foto e cila është bërë disa vite më parë.
Kujtojmë që policia, bëri me dije se pas atentatit, në fshatin Golem u konstatua nga policia plotësisht i djegur një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Njoftimi i Policisë Shkodër
Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se:
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).
Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
BILANCI I ATENTATIT
Flutura Basha, e vdekur
Bashkim Basha, deri tani i plagosur.
Hamza Lici, i vdekur
Arvid Bushati, deri tani i plagosur


