PROTESTA - LIVE/ “Lironi urgjent rrugën, ndryshe...” - Policia thirrje protestuesve, por ata i vënë flakën gomave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2024, 17:31
Në rrethrrotullimin e Milotit një protestues vendosi t’i bashkohej me kalë protestës ku tashmë prej disa minutash makinat qëndrojnë të fikura duke krijuar radhë tejet të gjata në këtë aks rrugor.
Në rrethrrotullimin e Bradasheshit dhe atë të Shkozetit tashmë policia ka dalë me thirrje ndaj protestuesve që të lirojnë urgjentisht rrugën.
Kaq ka mjaftuar që protestuesit të reagojnë njëzëri kundër uniformave blu, ndërsa kanë djegur disa goma në rrugë.
NDIQNI PROTESTEN LIVE

