PROTESTA - LIVE/ Paloka nga rrethrrotullimi i Shkozetit: Qeveria dhe mazhoranca do ta marrin mesazhin e qartë. Policia të bëjë kujdes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2024, 16:47
Pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita apo e asaj që quhet si akti i dytë i mosbindjes civile së opozitës, në një intervistë për “Ora News”, deputeti demokrat Edi Paloka theksoi se aksioni është në vazhdën e mosbindjes civile të shpallur pak javë më parë.
Nga rrethrrotullimi i Shkozetit Paloka u shpreh se kjo është një protestë ku qeveria dhe mazhoranca do ta marrin mesazhin e qartë.
“Këtu nuk bëhet fjalë me jetë normale politike dhe aksioni do të vazhdojë i ndërthurur me aksionin si në parlament ashtu dhe në terren”, tha ai.
Ai i bëri thirrje policisë të mos provokojë, pasi qytetarët tashmë janë në mosbindje civile dhe nuk ka asnjë narko-polici që i shërben narko-regjimit mund ta stepë opozitën.
NDIQNI PROTESTEN LIVE

