La seancën e Metës për britanikët/ Dumani: Bashkëpunim për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë
Ndërkohë që Altin Dumani kreu i strukturës së posaçme po përballej me Ilir Metën në sallën e gjyqit ai u shkëput nga seanca dukë i treguar gjykatës mbi një takim delegacioni që kishte mbërritur në zyrat e SPAK.
Burime për gazetarin e Ora News Edison bëjnë më dijë se sapo Dumani doli nga salla e gjyqit e prisnin përfaqësues të lartë të Prokurorisë Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar.
Në takim morën pjesë, Sarah Dineley, zëvendësdrejtuesja e Prokurorisë Mbretërore britanike dhe drejtuese e Divizionit për Çështjet Ndërkombëtare dhe Marion Langford, drejtuese e Njësisë së Divizionit Ndërkombëtar.
Të dhënat tregojnë se pjese e takimit ishte dhe zëvendësambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Mia Marzouk së bashku me koordinatorin për Ballkanin Perëndimor në ambasadën britanike, për çështjet që lidhen me ndjekjet penale.
Gjatë takimit mes prokurorisë shqiptare dhe përfaqësuese nga Britania e bashkuar të dyja palët shprehen angazhimin për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për intensifikimin e përpjekjeve për konfiskimin e aseteve kriminale.
Ndërsa në fjalën e tij kreu i SPAK Altin Dumani tha se Bashkëpunimi mes dy institucioneve është shumë i rëndësishëm për luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë, i cili ka rezultuar i suksesshëm dhe do të vijojë të shtrihet edhe në rikuperimin e aseteve dhe në luftën kundër pastrimit të parave, në të dy vendet.
