Zbardhen detaje nga protesta e 29 tetorit! Ja rrugët dhe rreth-rrotullimet kryesore që do të bllokohen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2024, 21:14
Zbardhen detaje nga mënyra e organizimit të protestës së Partisë Demokratike me qëllim mosbindjen civile.
Protesta e thirrur nga PD-ja, në të cilën do të marrë pjesë edhe Partia e Lirisë do të mbahet më 29 tetor.
Pas mbledhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në selinë e PD-së sot, demokratët vendosën që protesta e 29 tetorit të nisë në orën 17:00.
Ndryshe nga herët e tjera protesta nuk do të kufizohet vetëm në Tiranë, por do të shtrihet në disa qytete. Demokratët kanë vendosur të bllokojnë rreth rrotullimet kryesore në Shqipëri.
Rrethrrotullimet qe do bllokohen:
Casa italia - Tirane
Milot
Shkozet
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rreththotullimi Levan
Rrethrrotullimi Bradashesh
