Preçi: BE vendeve kandidate u ofron fonde para anëtarësimit për rritje të kapaciteteve

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi në një intervistë në Ora Neës u shpreh se BE ka ofruar fonde para anëtarësimit për rritje të kapaciteteve, por problem është menaxhimi I tyre.

Preçi: Dora e ngrohtë e BE-së, qoftë nga pikëpamja e asistencës teknike qoftë nga pikëpamja e asistencës financiare ka qenë prezent gjatë gjithë periudhës.

BE, vendeve si ne që janë vende kandidate iu ofron fonde në kuadrin e fondeve të para anëtarësimit të cilat synojnë rritjen e kapaciteteve të vendeve përkatëse, forcimin e demokracisë, përmirësimin e infrastrukturës.

Dhe në këtë kontekts nuk është çështje e mungesës së fondeve që janë në kushte të favorshme për ekonominë e vendit dhe një mbështetje e rëndësishme që kontribuon në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik edhe shoqëror të tij.