Opozita shqiptare "zbarkon" në PE, Hoxha: Ta dijë Evropa se Edi Rama po burgos këdo që nuk mendon si ai

Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian.

Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”.

Për gazetarin Isa Myzyraj, deputeti Flamur Hoxha theksoi se kjo protestë ka qëllim sensibizlimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe evropianë lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga keqqeverisja.

Flamur Hoxha: “Qëllimi është që të sensibilizohet çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian përmes deputetëve të tyre në Parlamentin Evropian.

Ka kohë që gjendja në Shqipëri është tejet e rëndë, për shkak të keqqeverisjes së vendit nga Edi Rama i cili përmes votës që ka marrë nga krimi, po largon çdo shqiptar të mundshëm nga Shqipëria, apo me çdo nismë që ka marrë po burgos këdo që mendon ndryshe nga ai”.