Rama konferencë me Von Der Leyen: Shqipëria e vendosur për të filluar negociatat me BE-në

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e KE u shpreh se Shqipëria është e vendosur për të filluar negociatat me BE-në.

Rama: Sot është një ditë shumë e vecantë dhe sot ju nuk do ta përsërisni fjalinë me të cilën keni mbyllur të gjitha konferencat e mëparshme të shtypit.

Ne duam të fillojnë negociatat.

Sot keni ardhur në Shqipëri pasi tani Shqipëria është ulur në tryezën e negociatave për negocim dhe ka hapur grup kapitullin e parë duke hyrë në fazën e re, dhe kur të vini përsëri në konferencën duam të vini duke thënë ne duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ne jemi shumë të vendosur në këtë, skuadra jone e negociatave ka treguar në Bruksel që është në lartësinë e duhur.

E dimë që sfida bëhet e vështirë