Për herë të parë/ Deputetët e PD protestojnë para PE-së, Gjergji: Demokracia në Shqipëri sot ndodhet në ditët e saj më të zeza
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 23 Tetor 2024, 13:01
Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian.
Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”.
Për gazetarin Isa Myzyraj, deputetja Zheni Gjergji theksoi se kjo protestë ka qëllim sensibizlimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe evropianë lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga keqqeverisja.
Zheni Gjergji: “Ky është një aksion në vazhdimësi e të gjitha aksioneve të nisura nga opozita. Sepse demokracia në Shqipëri sot ndodhet në ditët e saj më të zeza”.
