''Mënyra si u bë arrestimi i Metës, akt skandaloz'', Nesho: Jemi para një sistemi Putinist që po tenton të vendosë diktaturën

Sekretari për politikën e jashtme në PL, Agim Nesho në një intervistë në Ora News u shpreh se mënyra si u bë arrestimi i Metës ishte një akt skandaloz.

Nesho gjithashtu theksoi se tashmë jemi përpara një sistemi Putinist i cili po tenton të vendosë diktaturën.

Nesho: Mënyra se si u bë arrestimi i ish-presidentit Meta ishte një akt skandaloz.

Duhet të them një akt fashist me forca të cilat ishin të paidentifikuara, me kapuça në kokë, gjë që nuk ndodh në asnjë vend të botës demokratike.

Këto gjëra i kemi parë në vende diktatoriale.

E gjithë kjo tregon se për fat të keq drejtësia bëhet një instrument propagandistik i partisë në pushtet për të dënuar dhe akuzuar kundërshtarët e tij.

A e kemi neve një drejtësi të pavarur?

Unë mendoj se nuk e kemi një drejtësi të pavarur.

Rastet e fundit të herë pas hershme kanë treguar se kjo drejtësi po shërben si një instrument për të vendosur diktaturën e kryeministrit Rama.

Tashmë jemi përpara një sistemi Putinist I cili po tenton të vendosi diktaturën ndaj shqiptarëve.