Deputetët e PD-së në PE: Rama ka ngritur narko-shtet dhe shtyp opozitën, eurodeputetët të kthejnë vëmendjen nga Shqipëria  

Nga Strasburgu deputetët e PD-së janë duke mbajtur një protestë para Parlamentit Evropian lidhur atë që e quajnë kapjen e shtetit nga Rama dhe kthimin e vëmendjes nga Shqipëria për PE-në.

Metaliaj: Jemi këtu për të kthyer vëmendje e parlamentit evropian tek Shqipëria dhe situata dramatike që është vendi ynë. Narkoshteti është duke bashkëpunuar me Ramën, që ka asgjësuar kushtetutën dhe themelet e shtetit të së drejtës dhe ne duam që eurodeputetët të kthejnë vëmendjen nga ne.

Sula: Duhet të ekzistojë një shtet ligjor dhe demokrat, ku të gjithë aktorët duhet të kenë hapësirat e veta, por e vërteta është shumë më ndryshe. Realiteti ehte shumë më ndryshe. Deputetët e opozitës u kufizohen të drejtat e tyre në maksimum. Rama kushtetutën dhe vendimet e saj nuk i diskuton dhe i gris duke i hedhur në plehra.

Mziu: Ishte i nevojshëm ky aksion. Ka qindra shqiptarë këtu sepse kanë ikur shumë banorë nga vendi. ia vlen për një sensibilizim pasi krimi dhe korrupsioni ehte instaluar në vendin tonë. Ajo që na shtua në këtë veprim, ka të bëjë me shantazhin dhe presionin që ushtron mazhoranca ndaj opozitës.