Opozita protestë në PE/ Çupi: Sot në Shqipëri, qeverinë, Ramën kryeministër dhe mazhorancën e zgjedhin bandat

Deputetë e opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptarë,  Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”.

Dhurata Çupi: Ky është një manifestim ndërgjegjësimi për partnerët tanë ndërkombëtarë. Natyrisht është rasti i parë i ndodhur dhe deklaroi që është pritur mirë nga opinioni publik dhe është pritur mirë edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne jemi sot në një situatë të pandodhur. Ne jemi në një situatë dëshpëruese të vendit tonë. Ne nuk kemi sot një vend që bën zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk kemi sot një vend që ka standarde zgjedhore. Ne nuk kemi sot një vend ku mbizotëron ligji. Kemi pushtete të përqendruara vetëm në dorën e Edi Ramës.


Ne sot kemi një parlament ku mazhorancës lista e deputetëve u përcaktohen nga bandat, Qytetarët shqiptarë, ndërkombëtarët, demokratët, po shikojnë nga dosjet  hetimore të dhëna dhe fakte të tmerrshme. Të gjitha këto fakte ne do duhet t’ua paraqesim edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Në çdo takim të demokratëve po dorëzohen dosje me informacione. Deputetë të PE janë shprehur se jemi të surprizuar me atë që po ndodh në Shqipëri.

Ka ndodhur që në Shqipëri nga përçarja e opozitës, ndërkombëtarët kanë takuar vetëm mazhorancën dhe nuk u është thënë e vërteta dhe kështu ata nuk e kanë njohur realitetin. Ky sot është një manifestim sensibilizmi ku edhe ndërkombëtarët janë njohur me të vërtetat në Shqipëri, ku në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ku në Shqipëri vetëm disa muaj para zgjedhjeve në futemi në fushatë në kushte të pabarabarta,  sepse kemi një opozitë me lidera ose në masë arresti ose të burgosur. Sot në Shqipëri qeverinë, Edi Ramën kryeministër dhe mazhorancën e zgjedhin bandat.