Dedaj: Thelbi që është tronditës dhe lë pasoja është se kemi hyrë në një Republikë Oligarkike...Udhëhiqemi nga biznesmenët që...
Prokuroria e Posaçme ka arritur të mbyllë dosjen ndaj njërës prej figurave më të pushtetshme politike në Shqipëri, Ilir Metës. Njeriut që për 34 vite ka dominuar skenën politike, që e ka nisur si anëtar i Partisë Socialiste, që ka drejtuar FRESH-in, që ka ngritur polin e tretë, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe ka mbuluar detyrat më të larta të shtetit si Kryeministër, si Kryetar i Parlamentit dhe President i Republikës.
Kreu i Partisë së Lirisë do të dalë nesër para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, pasi u arrestua me forcë nga policia ditën e djeshme.
E bashkë me të do të dalë para Gjykatës ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe dy bashkëpuntorët Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.
Sot, në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", për të folur për këtë arrestim, polemikat që e kanë shoqëruar dhe dosjen e përgatitur nga prokurorët e SPAK-ut me në krye drejtuesin e saj Altin Dumani, çfarë faktesh ka dosja dhe sa qëndrojnë ato, ishte i ftuar Reldar Dedaj, gazetari i Liberale.al.
"E shoh pak ndryshe nga gazetarët e kronikës, sepse ata kanë prirje për t'iu futur me detaje dosjes. Kur janë dhe me më përvojë fusin edhe elementë të tjerë dhe e bëjnë shumë të bukur. Sjell klikime. Por kjo dosje për hir të së vërtetës ka nevojë për një tjetër model.
Tek dosja ka dy element. Pikë së pari është një fabul e madhe që duhet ta analizojmë dhe do i mëshoj asaj, por thelbi i asaj dosje që ishte tronditëse dhe lë pasoja të mëdhaja tek sistemi i politik bërjes në Shqipëri është ku nga një Republikë Parlamentare Demokratike ne pak a shumë kemi hyrë në një Republike Oligarkike. Aty kishte një deputet, që e shmangin emrin, nuk jam i bindur se kush është ai që ndikojnë për të vendosur ligjin për të miratuar ligje dhe shoqëria duhet ta kuptojë. Është deformimi më i rëndë që mund t'i ndodhi një sistemi politik. Shkatrron ekonominë, shtetin ligjor, konkurrencën, meritokracinë dhe pak a shumë ne pretendojmë se udhëhiqemi nga Rama, Berisha etj, në thelb ne drejtohemi dhe udhëhiqemi nga biznesmenë që kanë marrë në kontroll veprimtarinë dhe të ardhmen dhe prespektivën e kësaj shoqërie", tha Dedaj.
